Iliri për Monikën: Nuk e meriton finalen

Mediale Vip

Iliri për Monikën: Nuk e meriton finalen

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 21:49
Iliri dhe Monika

Monika dhe Iliri përkundër momenteve të bukura që i kanë kaluar së bashku, dyshja e “Big Brother VIP” nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Spektakli i sotëm nisi me diskutimin për debatet mes Ilirit dhe Monikës të ndodhura gjatë javës.

Pas një klipi që u transmetua kur banorët po bisedonin me tone edhe të larta, Iliri iu drejtua Monikës: “Po luan bllofin, dhe kam të drejtë ta them këtë gjë për ty, ndërsa ti për mua jo”.

Kësaj deklarate iu përgjigj Monika e cila tha: “Është në pritje që të Iliri të kuptojë gabimin e fjalëve të tij”. Ndërkohë, shtoi se Monika i duhet finales, mirëpo nuk beson se e meriton atë.

“Do t’i rezistoj deri në fund qëndrimit tim. Me djemtë jam ndjerë mirë sepse më kanë ndenjur afër në situatë shumë të vështirë. Unë sot nuk dua të bëj debat por githashtu dua të them se unë nuk di të tradhëtoj”, tha Monika

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat