Ish- banori i “Big Brother VIP”, Arbër Sulstarova, ishte njëri prej konkurrentëve i cili nuk qëndroi gjatë por arriti të merrte vëmendjen e publikut me situatat e tij.
Sportisti u përfol gjatë në lidhje me debatin që pati me Xheisara Friskun dhe hapjes së kutisë së Pandorës ku çoi në nominim, Einxhel Shkirën, Donald Veshajn dhe Beatrix Ramosajn, gjë që solli dhe eliminimin e kësaj të fundit.
Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Arbri pati një debat mes Xheisarës ku shkak u bë prekja e shpeshtë e këngëtares, gjë që e shqetësoi sportistin ku i tha ‘të mos e prekë më’. Dyshja e diskutuan me njëri tjetrin në dhomën e rrëfimit por më pas në debat u përfshinë dhe banorët e tjerë.
Arbri është shprehur se ‘ishte i dashuruar dhe në respekt të presonit që ka jashtë nuk do të dëshironte që t’i shikonte këto sjellje ndaj tij’.
I ftuar në emisionin e “Braking Top News”, sportisti ka habitur me përgjigjen e tij kur u pyet nëse do ta lejonte Beniada Nishianin ta prekte njësoj siç e ka prekur këngëtarja.
“Në fillim jo, mbase po ta njihja më shumë do e lejoja deri në një kufi”, u shpreh ai.
Në lidhje në hapjen e kutisë se Pandorës dhe nominimit të Einxhel Donald Beatrix, ish-banori tregoi se ishte vendimi i tij më i drejtë duke logjikuar ftohtë dhe u shpreh dëshironte t’i ballafaqonte të tre të nominuarit duke qenë se kishin pasur konflikte me njëri-tjetrin pas daljes së Dj Dagz.
“Nominimi se di pse është bërë kaq bombastik por që unë nuk e bëra nominimin për t’i dhënë dorë Einxhelit, e vura veten në vendin e saj si publik, çfarë do të doja unë të bëja në ato momente. Mund të kisha bërë dhe një zgjedhje shumë të thjeshtë që mund të kisha vënë dy banorë të rinj dhe një të vjetër qe do te ishte shumë më e lehtë por doja të rrezikoja dhe të bëja një gjykim më të drejtë për sa i përket situatës brenda pa u përfshirë në emocione, besoj se logjikova ftohtë dhe ishte veprimi më i drejtë që duhej të bëja, në njëfarë mënyre duhet t’i ballafaqoja të tre banorët që ishin me njëri-tjetrin dhe kishin pasur shumë konfrontime duke i vënë ballë drejt një nominimi që ishte më i drejti në ato momente. Nuk jam penduar aspak, madje nuk e prisja aspak që të merrja kaq shumë komente pozitive”– tha Arbri.