Arjola dhe Iliri krijuan raporte miqësore brenda BBV.
Aktorja shqiptare Arjola Demiri ndonëse nuk arriti të prekë finalen, por mori zemrat e të gjithëve me lojën që shfaqi në Big Brother Vip.
Ajo u cilësua si një nga konkurrentet më të forta të këtij formati e madje shpesh i është përmend emri edhe si pretendente për finale.
Mirëpo mbrëmë Arjola u eliminua duke lënë pas këtë eksperiencë kaq të bukur të mbushur me përjetime të ndryshme.
E meqë kishte raporte të mira me Ilirin, balerini qysh në ditën e parë po ia ndien mungesën, gjë të cilën e shprehi sot.
“Arjola të përqafoj motra, më mungon ai zëri yt ulëritës”, u shpreh Iliri.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.