Komediani shqiptar Ermal Mamaqi ka trazuar ujërat në BBV.
Ai bashkë me komedianin tjetër Salsanon në vizitën e tyre që patën para pak ditësh në BBV, ngacmuan Donaldin me një batutë për Borën, e që kjo nuk i ka pëlqyer Trixës.
Pikërisht mbrëmë ishte momenti kur Trixa bashkë me ish banorët tjerë do të darkonin brenda shtëpisë me finalistët e formatit, por ajo vendosi të mos vijë.
Ndërkohë Dagz ka treguar se Trixa ka udhëtuar jashtë vendit duke mos marrë pjesë as në spektakël e as në darkë.
Ishte Ermali ai që mbrëmë reagoi me një video duke iu drejtuar Trixës se nëse do ndahesh nga Donaldi të mos e gjejë pretekst batutën e tij.
Mirëpo, komediani shqiptar ka reaguar sërish sot me një tjetër video.
“Fajin e ka Bora, por mbi të gjitha Salsano ai është strumbullari i gjithë të zezave që ndodhin në planet”, shprehet Ermali në videon e tij.