Aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka dhënë sot intervistën e parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Ish-banorja ka folur për rrugëtimin e saj në këtë reality show dhe për miqësinë me balerinin e njohur, Ilir Shaqiri.
Arjola u shpreh se në fillim e ka ngatërruar me këngëtarin e mirënjohur, Ilir Shaqiri, më pas shton se dinte shumë pak për balerinin.
“Iliri çdo mëngjes më ka përqafuar. Erdhi shumë natyrshëm. Në fillim e kam ngatërruar me atë këngëtarin. Dija diçka për të, por shumë pak. U bënë shumë vite që nuk shoh më TV, prej 12 vitesh, ndoshta më Beng Bang dhe Çufon.’