Këngetarja e njohur Big Mama dhe Benida janë puthur në buzë, gjatë darkës në shtëpi.
Ky moment nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga fansat.
Mbrëmjen e së premtes, në Big Brother Vip u futën ish-banorët e shtëpisë të cilët u takuan me finalistët.
Ata darkuan dhe ndanë shumë biseda më njeri-tjetrin.
Njëra prej ish-banoreve Big Mama, tregoi që në hyrje se kishte një mall të madh për Beniadën.
Kjo e fundit, gjithashtu dukej e lumtur nën shoqërinë e Big Mamës, pasi gjatë gjithë kohës qëndroi e shoqëruar me të.
Në një moment, dy vajzat shkëmbyen puthje në buzë, në shenjë të dashurisë dhe miqësisë që kanë me njëra-tjetrën.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/13/auto_auto_D8EAC3F7-5EAF-4847-90AC-A29A232B275B1644753555_11644755930.jpg)