Me një video shumë të ëmbël, Orinda Huta i ka treguar gjithë ndjekësve në Instagramin e saj se kjo javë ka qenë e dedikuar për të voglën e saj Atarën.
Pasi doli pozitive me Covid-19 së bashku me vajzën, ajo është izoluar në shtëpi dhe gjithë javën e ka kaluar me të.
Në copëzat e bashkuara të përmbledhura në video, Orinda ka treguar gjithë momentet e ëmbla me të voglën e saj.
Kaq u desh që një lum komentesh për Atarën të pushtonin Instagramin. Së fundmi ajo është qendra e vëmendjes në profilet e prindërve VIP.