Këngëtarja Leonora Jakupi ka publikuar këngën “Komandant”, një këngë e cila si duket i kushtohet pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët akuzohen nga Gjykata Speciale, pastaj i këndon edhe pastërtisë së luftës dhe gatishmërisë për ta mbrojtur lirinë.
Kënga dhe klipi është publikuar sot në Youtube dhe menjëherë ka marrë afër 5.500 klikime.
Tekstin dhe muzikën e këngës e ka bërë Avni Qahili, orkestrimin dhe mix mastering e ka bërë Ebrar Mazhar.
Kurse, video është realizuar nga MaxProduction.