Nesër është festa e të dashuruarve, Shën Valentini.
Kjo një ditë speciale ku çiftet në të gjithë botën e shprehin dashurinë e tyre në mënyrë më të veçantë.
Këtë ditë të shënuar e ka kujtuar edhe Luana Vjollca, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram u ka bërë thirrje burrave shqiptarë që nesër të surprizojnë të dashurën apo gruan sepse ato meritojnë të jenë të lumtura.
"Hey ti që po e shikon, sigurohu që nesër të surprizosh të dashurën/gruan tënde me çfarëdo që ke mundësi. Vajzat duhet të jenë të lumtura!", shkruan ajo.
