Ky është personi më i rëndësishëm në jetën e Donaldit

Mediale Vip

Ky është personi më i rëndësishëm në jetën e Donaldit

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 14:02
Donald Veshaj

Gjatë ditës së djeshme 4 finalistët e Big Brother, u bënë pjesë e një loje, ku përmes pyetjeve dhe përgjigjeve, do të tregonin se sa e njihnin njëri tjetrin.

Ata do të shkruanin së bashku me personin që i bëhej pyetja, përgjigjen që mendonin se do të jepte, dhe në fund do të bënin krahasimin e tyre.

Në fund fituesi i lojës u shpall Iliri, i cili arriti të mblidhte më shumë përgjigje të sakta.

Një nga pyetjet ishte dhe ajo për njeriun më të shtrenjtë në jetën e Donaldit, ku të katër banorët ishin në një mendje: Romeo!

E madje Iliri vendosi dhe një yll në fund, duke qenë i bindur në përgjigjen e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat