Donaldi mbeti i habitur, Beniada bën deklaratën e fortë për Fifin  

Mediale Vip

Donaldi mbeti i habitur, Beniada bën deklaratën e fortë për Fifin  

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 14:42
Beniada Nishani

Që nga dita e premte e javës së kaluar, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” kanë mbetur vetëm 4 banorë, Einxhel Shkira, Ilir Shaqiri, Beniada Nishani dhe Donald Veshaj. Ata janë finalistët e natës së madhe të 18 shkurtit.

Mbrëmjen e djeshme “Vëllai i Madh” u ka krijuar banorëve mundësi për të kaluar sa më mirë kohën, duke i mundësuar lojëra dhe sfida të ndryshme me njeri-tjetrin.

Dje ata realizuan një sfidë ku iu dërguan disa pyetje ku atyre iu duhej të hamendësonin përgjigjet e njeri-tjetrit. Teksa radha ishte e Beniadës, pyetja që iu bë asaj ishte se kë banor do të donte mos të kishte qenë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Biondja bukuroshe është përgjigjur duke dhënë emrin e Fifit, duke theksuar se e kishte patur të vështirë fillimin e rrugëtimit prej saj.

Einxhel dhe Iliri arritën ta gjejnë emrin e këngëtares, ndërkohë që Donaldi hamendësoi Valonin, duke iu referuar sipas tij, situatave të sikletshme që ai krijoi me Beniadën gjatë rrugëtimit në garë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat