Aktorja e njohur shqiptare dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi krahas një karrierë të suksesshme dhe një nënë e përkushtuar e katër fëmijëve, prej kohësh po shijon romancën me futbollistin afrikano-belg, Keith Groeneveld.
Çifti vazhdimisht bëjnë dedikime romantike për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Edhe sot (14 shkurt) kur çiftet festojnë Ditën e të Dashuruarve, ishte Matoshi ajo e cila ka bërë një urim të veçantë për partnerin e saj.
“Ti je me milje larg, por askush nuk është më afër zemrës time se ti. Je Shën Valentini im”, ka shkruar aktorja sipër një imazhin ky dyshja shihen së bashku.
