Këngëtari Dren Abazi ka lansuar këngën e tij një ditë para Shën Valentinit
Është kjo një këngë baladë e Drenit që sjell një melankoli plot dashuri për të gjithë ata të dashuruar.
Kënga është lansuar më 13 shkurt, por ajo tek sot ka nisur që të dëgjohet më shumë për shkak të festës së të dashuruarve.
“Në sytë e tu” është më shumë një këngë e inspiruar paksa në stilin e mbretit të baladave, Leonard Cohen.
Edhe kjo këngë është punuar me tekst, muzikë dhe orkestrim të Dren Abazit.