Njëri në BBV e tjetri në Dubai, kjo është dhurata që Donaldi i bëri Beatrixës për Shën Valentin

Mediale Vip

Njëri në BBV e tjetri në Dubai, kjo është dhurata që Donaldi i bëri Beatrixës për Shën Valentin

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 08:29
Donaldi dhe Beatrix

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj padyshim që janë një nga çiftet më të komentuara të formatit BBV.

Ani pse e dita e premte gjatë javës së kaluar nuk ishte në favor të Donaldit, pasi që Trixa u prek nga batuta e Salsanos dhe Ermalit, siç duket sot porosia e Donaldit i ka ndryshuar gjërat.

Ai sot porositi vëllain e tij, Romeon që t’i dhuronte lule Trixës meqë festohet dita e të dashuruarve.

Image
Postimi nga Romeo

Si zakonisht është Romeo ai i cili gjatë këtij rrugëtimi ka përkrahur vëllain e tij binjak në çdo hap që ka hedhur.

Para disa minutave, Romeo ka ndarë një foto në InstaStory, ku duket një buqetë me trëndafila të kuq dhe me mbishkrimin “Bac u kry”, duke etiketuar Donaldin dhe Beatrixën.

Tutje edhe Trixa ka bërë një postim duke treguar dhuratat e shumta që ka pranuar për Shën Valentin.

“Ju dua shumë” ishte mbishkrimi mbi imazhin që solli Trixa.

Image
Postimi nga Beatrix
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat