Këngëtari i njohur Osman Imeraj sapo ka publikuar këngën e re, që është në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Lori.
Dyshja që njihen për zërin e tyre të veçantë janë bashkuar dhe kanë sjellë një baladë të bukur, që padyshim do të jetë hit, shkruan Bota sot.
Këngës i kanë realizuar edhe videoklipin, të realizuar në ditët e bardha me borë.
Tekstin dhe muzikën e ka bërë Valon Biba, ndërsa që klipi është realizuar nga produksioni AMIA./BS/