Atmosferë e këndshme ka mbizotëruar sot në shtëpinë e Big Brother VIP.
Katër banorët finalist po i kalojnë momentet e tyre të fundit në shtëpi larg debateve.
Edhe sot ata kanë kaluar ditën duke kënduar dhe duke u argëtuar me njëri tjetrin.
Donaldi ishte ai që po argëtohej me këngën e Beatrixës.
Ai po e këndonte njëzëri këngën e Trixës dhe po ju shpjegonte banore se sa i pëlqen teksi i asaj kënge.
Beatrixa të premtën nuk erdhi në spektaklin e BBV-së dhe as nuk shkoi në shtëpi të darkonte me banorët.
E gjitha kjo pas një batute nga disa musafirë special që morrën pjesë në BBV dhe përmendën moderatorën, Bora Zemani