Supermodelja e njohur rrëfehet për shpërfytyrimin që i ndodhi nga ndërhyrjet plastike

Mediale Vip

Supermodelja e njohur rrëfehet për shpërfytyrimin që i ndodhi nga ndërhyrjet plastike

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 19:28
Linda Evangelista

Dikur ajo ishte një nga njerëzit më të fotografuar në botë, ndërsa sot jeton në izolim. Bëhet fjalë për supermodelen Linda Evangelista, e cila që prej 5 vitesh i fshihet botës pasi iu nënshtrua një procedure kozmetike, e cila dështoi dhe i shkatërroi fizikun.

Linda është shfaqur për People me fotot që tregojnë shndërrimin. Linda iu nënshtrua procedurës CoolSculpting për të larguar nga trupi qelizat yndyrore, procedurë që nënkuptonte më tepër elegancë për të, por që rezultoi të ishte e kundërta. Pas ndërhyrjes Linda shtoi peshë në trup dhe në fytyrë dhe lëkurai iu var.

Linda Evangelista tregoi se e kreu procedurën në klinikën e një dermatologu nga gushti i vitit 2015 deri në shkurtin e 2016-ës, me 7 seanca në total. Pra nga një herë në çdo muaj.

Ndryshimet e para nisi t`i vinte re që në 3 muajt e parë kur po dallonte një fryrje në zonën e mjekrës, kofshëve dhe të gjoksit të cilat më pas iu forcuan dhe iu mpinë.

Në qershor të 2016-ës mjeku e diagnostikoi me hiperplazi dhjamore paradoksale (PAH), një efekt anësor i rrallë që prek më pak se 1% të pacientëve me CoolSculpting, ku procesi i ngrirjes bën që indi dhjamor i prekur të trashet dhe zgjerohet.

“Dikur më pëlqente të ngjitesha në pasarelë. Tani kam frikë të ndeshem me dikë që njoh. Nuk mund të jetoj më kështu, e fshehur dhe e turpëruar. Unë thjesht nuk mund të jetoja më mes kësaj dhimbjeje. Jam më në fund gati të flas”, tha Linda për People mes lotësh.

Ajo pranoi se për shumë kohë e gjente fajin tek vetja. “U përpoqa ta rregulloja vetë, duke menduar se po bëja diçka të gabuar. Arrita në pikën ku nuk po haja fare. Mendova se po më ikte mendja. Nëse vesh vetëm fustan, pa brezin, më fërmohet mishi dhe mund të kem veç dhimbjeve edhe gjakderdhje. Nuk dal dot në pasqyrë se nuk e njoh veten”, tregon modelja më tej.

Linda Evangelista ka ngritur edhe një padi në shtator të 2021-shit ndaj kompanisë mëmë të CoolSculpting, Zeltiq Aesthetics Inc. Ajo kërkon dëmshpërblim financiar prej 50 milionë dollarësh, duke pretenduar se nuk ka qenë në gjendje të punojë gjatë gjithë kësaj kohe. Linda Evangelista ka kryer edhe dy operacioni liposuksioni për të eliminuar dëmet, por pa sukses. Por kompania ka deklaruar se procedura është e studiuar dhe Linda është paralajmëruar për mundësinë e efekteve anësore.

Në fund të intervistës për People, Linda ka dhënë edhe një mesazh. “Pse e ndiejmë nevojën t’ia bëjmë këto gjëra trupit tonë? Gjithmonë e kam ditur se do të plakem. Dhe e di se ka gjëra të caktuara nëpër të cilat do kalojë një trup, por thjesht nuk e mendoja se do të dukesha kështu. Nuk e njoh më veten as fizikisht e as si person nuk e njoh më. Linda Evangelista, supermodelja – nuk ekziston. Shpresoj se mund të heq dorë nga turpi im dhe të ndihmoj njerëzit e tjerë që janë në të njëjtën situatë si unë. Ky është qëllimi im”, e mbyll fjalën ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat