Përgatitjet për finale ka disa ditë që kanë filluar.
Disa nga prapaskenat e spektaklit që do jetë sonte i ka zbuluar edhe moderatorja e BBV, Arbana Osmani.
Në profilin e saj në instagram ajo ka postuar disa prova që po bën me ish-banorët e BBV.
Siç shihet Dritan Brama po ua mëson një kereografi të cilën do ta shfaqin sonte.
Kujtojmë se spektakli do të fillojë nga ora 21:00, ku edhe do shpallet fituesi i 100 mijë eurove.
Ndryshe, Ilir, Donald, Einxhel dhe Beniada janë 4 finalistët që garojnë për çmimin e madh.
