Në finalen e madhe të “Big Brother Vip”, Arbana ka marrë një nga mesazhet më të bukura nga shoqja e saj e ngushtë, Xhemi.
“Mirëmëngjes Panda ime që më bëre të shoh tv mbas shumë vitesh, as veten time nuk shihja. Suksese 100 herë sonte shpirti! Të kam zemrën time gjithmonë”, ka shkruar Xhemi.
Ndërsa Arbana ka shtuar se mesazhi i parë sot në mëngjes nga Xhemi ishte më i ëmbli.
Kujtojmë se sot mbaron transmetimi i spektaklit më të komentuar të momentit, i cili në mbrëmje do të kurorëzojë edhe fituesin.
