Mbrëmjen e sotme do të mbahet finalja e madhe e "Big Brother VIP" dhe teksa po bëhen përgatitjet e fundit, Ledion Liço është siguruar të surprizojë Arbana Osmanin e Lori Hoxhën.
Ai u ka dërguar të dyjave buqeta me trëndafila të bardhë dhe nga një pusullë.
Ne fillim te spektaklit Arbana Osmani e ka nisur me nje lajm te gezuar per jeten e saj. Ai u shpreh me shume emicione se kete 'Big Brother Vip' e ka prezantuar bashke me bebin. Arbana ndau lajmin e bukur te shtatëzanise se trete.
"Për ca kohë e kisha humbur besimin tek televizioni, por ti e riktheve plotësisht! Të uroj pak fat sot, ti nuk ke nevojë për shumë sepse tashmë (Big Brother) është bërë "Albanian superbowl". Puthje, përqafime", i shkruan Ledioni Lorit.
"Pana urime për këtë sezon fantastik dhe paç fat sonte! Përqafime", i shkruan ai Arbanës.
Arbana ka marrë edhe disa buqeta nga Redia Hoxha, e cila i uron gjithashtu fat moderatores dhe gjithë produksionit.
Mëngjesi i sotëm ishte i ëmbël për Arbanën, e cila mori një mesazh nga mikesha e saj e ngushtë Xhemi Shehu.
"Mëngjes Pana ime që më bëre të shoh tv pas shumë vitesh (as veten time nuk shihja). Suksese 100 herë sonte shpirt! Të kam zemrën time gjithmonë", i shkroi Xhemi.