Këngëtari i njohur Devis Xherahu ishte ditën e sotme i ftuar në “E diell” në rubrikën “Dielli apo Hëna”. Ai u bë pjesë e një sfide ku duhet të merrte në telefon bashkëshorten dhe t’i kërkonte divorcin.
Devisi e mori bashkëshorten në telefon dhe i kërkoi divorcin duke folur me seriozitetin më të madh. Megjithatë, ai u shpreh se e njihte mirë gruan e jetës dhe se ajo do e kuptonte që po bënte shaka.
“Mora vesh disa gjëra që më ke fshehur dhe u binda që ne do të ndahemi”- i tha ai partneres e cila e kuptoi menjëherë që ishte shaka dhe nuk e mori seriozisht në asnjë moment. “Ëhë…”-iu përgjigj ajo duke qeshur.
Loja në telefon vazhdoi deri në momentin kur ndërhynë lojtarët e tjerë në studio e cila e ktheu totalisht situatën në shaka.