“Haram”, kënga më e re nga Buraku & Grupi Fama

Mediale Vip

“Haram”, kënga më e re nga Buraku & Grupi Fama

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 00:37
Burak Vehapi

Burak Vehapi & Grupi Fama kanë sjell projektin e radhës për të gjithë fansat e tyre.

“Haram” titullohet kënga e re, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Edhe kjo baladë i dedikohet dashurisë, gjersa është punuar në studion e producentit Shkumbin Nebihu, Bini Diez.

Ky i fundit gjithashtu është kujdesur edhe për tekstin në bashkëpunim me artistin Vehapi.

Videoja është finalizuar nga produksioni RedBirdFilm, me një klip të veçantë që përkon me tekstin e këtij projekti.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e Buraku & Grupi Fama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat