Beatrixa konfirmon ndarjen, ja veprimi i saj ndaj Donaldit: Nuk ka më...

Mediale Vip

Beatrixa konfirmon ndarjen, ja veprimi i saj ndaj Donaldit: Nuk ka më...

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 11:50
Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj ka reaguar pas raportimeve se marradhënia e saj me Donald Veshaj është në krizë.

Ajo duket se e ka konfirmuar një gjë të tillë, pasi sot (e martë) ka hequr nga Instagrami aktorin bashkë me vëllain e tij binjak, Romeon.

Një kontrrolim në listën e ndjekësve të saj mund te konfirmohet një gjë e tillë.

Përveç kësaj, Beatrix ka bërë gjithashtu një postim në InstaStory.

“Histori e rreme, ja ku e keni, e rrugullova”, ka shkruar Beatrix.

Kujtojmë që Batrix dhe Donaldi nuk janë parë bashkë që nga përfundimi i Big Brother VIP.

Madje u tha se dyshja kanë shmangur njëri-tjetrin edhe në festën e mbrëmshme të ish-banorëve të BB VIP.

Image
Postimi ne Instagram

Merr fund lidhja e Donaldit me Beatrixën, ky është veprimi i papritur i Albanit

Çifti Donald Veshaj e Beatrix Ramosaj kanë qenë ndër më të komentuarit gjatë këtyre muajve të fundit në media rozë e rrjete sociale, por siç duket tani janë duke kaluar në një kohë krize në marrëdhënie e tyre.

Dyshja gjatë kohës që kanë qenë brenda shtëpisë kanë pasur herë pas herë debate, por me eliminim e Beatrixës nga shtëpia dhe refuzimin e saj që t’i bashkohet në festën që ishte organizuar për finalistet, kriza mes çiftit ka filluar të thellohet.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, dyshja nuk kanë publikuar asnjë fotografi të vetme, madje në një video të publikuar nga këngëtarja kosovare e cila i këndon Donaldit brenda ambienteve të shtëpisë së famshme, ky i fundit nuk ka reaguar fare duke mos e pëlqyer videon e as bërë ndonjë koment.

Ndërsa, dyshimet u shtuan pasi dyshja mbrëmë ishin në festën e organizuar nga stafi i “Big Brother VIP”, ku pjesëmarrës ishin të gjithë ish-banorët dhe bashkëpunëtorë.

Donaldi gjatë festës së djeshme ka qëndruar vazhdimisht në tavolinë me vëllain e tij, Romeon, këngëtarin, Elgit doda dhe disa prej ish-banorëve tjerë.

Por, një detaj tjetër që ka konfirmuar në njëfarë mënyrë krizën në marrëdhënien e dyshes është se vëllai i Beatrixës, Albani ka hequr nga rrjeti social “Instagram”, Donaldin.

Kujtojmë se këngëtari e kishte bërë ‘follow’ aktorin në momentin kur motra e tij kishte pranuar lidhjen, por tani duket se ka marr një vendim tjetër e duke ngritur shumë pikëpyetje mes lidhjes së çiftit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat