Beatrix heq nga Instagrami Donaldin – merr fund lidhja e tyre?

Mediale Vip

Beatrix heq nga Instagrami Donaldin – merr fund lidhja e tyre?

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 13:46
Beatrix, Donald

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj ka reaguar pas raportimeve se marradhënia e saj me Donal Veshaj është në krizë.

Ajo duket se e ka konfirmuar një gjë të tillë, pasi sot (e martë) ka hequr nga Instagrami aktorin bashkë me vëllain e tij binjak, Romeon.

Një kontrrolim në listën e ndjekësve të saj mund te konfirmohet një gjë e tillë.

Përveç kësaj, Beatrix ka bërë gjithashtu një postim në InstaStory.

“Histori e rreme, ja ku e keni, e rrugullova”, ka shkruar Beatrix.

Kujtojmë që Batrix dhe Donaldi nuk janë parë bashkë që nga përfundimi i Big Brother VIP.

Madje u tha se dyshja kanë shmangur njëri-tjetrin edhe në festën e mbrëmshme të ish-banorëve të BB VIP.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat