Britney Spears nënshkruan marrëveshje për librin e saj, më fitimprurësja në histori

Mediale Vip

Britney Spears nënshkruan marrëveshje për librin e saj, më fitimprurësja në histori

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 01:37
Britney Spears

Britney Spears ka nënshkruar një marrëveshje libri që thuhet se kap vlerën e 15 milionë dollarëve. Burime pranë botuesve thonë se Spears, ka arritur një marrëveshje historike me shtëpinë botuese “Simon & Schuster” për librin e saj rreth karrierës, jetës toksike dhe familjes skandaloze.

Marrëveshja vjen pas shumë ofertash nga botues të ndryshëm për librin e saj. Sipas një burimi të brendshëm kjo është një nga marrëveshjet më të mëdha të të gjitha kohërave, pas Obamave.

Të drejtat për librat e Barack dhe Michelle Obamës u shitën në vitin 2017, me shumën që thuhet se i kalonte 60 milionë dollarë, shifra kjo më e madhe e njohur ndonjëherë për botimet.

Më parë, edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton kishte arritur një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh për librin e tij post-presidencial “My Life” në vitin 2001.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat