U arrestua në 1:30 të natës, lihet i lirë aktori i humorit Albano Bogdo

Mediale Vip

U arrestua në 1:30 të natës, lihet i lirë aktori i humorit Albano Bogdo

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 11:14
Albano Bogdo

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo u arrestua një ditë më parë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa patentë.

Qëndrimi i tij pas hekurave nuk ka zgjatur shumë pasi Gjykata e Tiranës e ka lënë të lirë duke i caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Ai u kap dje në orën 1.30 të natës.

Ndërsa kjo nuk është hera e parë që ai arrestohet pa patentë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat