Beatrix dhe Donaldi nuk janë ndarë? Del detaji që po i çmend të gjithë!

Mediale Vip

Beatrix dhe Donaldi nuk janë ndarë? Del detaji që po i çmend të gjithë!

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 18:19
Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

Ditën e djeshme Beatrix njoftoi ndarjen me Donaldin vetëm katër ditë pasi ai doli nga shtëpia e Big Brother Vip. Ndarja e tyre erdhi pas ftohjes që shfaqën gjatë këtyre ditëve dhe faktit se në festën e organizuar nga TCH ata nuk ishin bashkë dhe Beatrix u largua pasi ai këndoi këngën që i ka dedikuar Borës.

Por së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një foto e cila hedh dyshime të forta në lidhje me ndarjen e dyshes e cila i shprehu dashurinë njëri-tjetrit gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Big Brother VIP.

Ditën e djeshme Trixa ka postuar një foto ku ishte veshur me një xhaketë gri që është shumë e ngjashme me atë që mbante Donaldi në natën finale dhe kjo ka bërë që ata të mendojnë se ata janë bashkë dhe e gjithë kjo ishte sa për famë.

Image
Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

Kujtojmë se Beatrix është e vetmja që ka reaguar në lidhje me ndarjen me Donaldin pasi i ka bërë "unfollow" në Instagram ashtu si vëllait të tij Romeos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat