Balerini, Ilir Shaqiri ka ndarë një imazh bashkë me mikun e tij.
Në profilin zyrtar në Instagram, fituesi i 100 mijë eurove i ka shkruar disa fjalë për Sabianin.
Ndryshe, të njëjtin postim me të njëjtin mbishkrim e ka publikuar edhe këngëtari në llogarinë e tij sociale.
“Fitore në jetë janë ato, kur fiton miq që qëndrojnë me ty dhe në ditët tuaja të zymta, atëherë kur vijnë shirat e problemeve, e jo vetëm në ditët kur ka diell. Fitore në jetë janë miqtë e vërtetë, që të duan zemrën, që të duan thjeshtësinë, që të duan për respektin e vlerësimin që u jep e ta kthejnë me të njëjtën mënyrë”, ka shkruar Iliri.
Theksojmë se, Sabiani ka qenë një banorët që i ka dëshiruar më së shumti fitoren Ilirit dhe që e ka përkrahur si jashtë, ashtu edhe brenda shtëpisë.
Kujtojmë se, Iliri u shpall fituesi i parë, ndërsa Donaldi ishte i dytë, kurse finalen e arritën bashkë me dyshen, Einxhel dhe Beniada.