"S'ke mujt me pa" quhet projekti muzikor që ka ardhur pak ditë më parë nga këngëtari Marsel Celepija.
Ai ka bashkëpunuar me hitbërësin Irkenc Hyka për këtë këngë ku i ka shkruar tekstin dhe muzikën, ndërsa mix-master nga JoJo.
Marseli me zërin e tij unik ka kombinuar mjaft bukur interpretimin e tij me videon e kësaj kënge që ia vlen ta dëgjoni.
Ai cilësohet si një nga zërat e rinjë më të mirë shqiptar e me plot të ardhme.
Nëse ende se keni klikuar ju ftojmë ta dëgjoni në linkun më poshtë e jo vetëm do ta pëlqeni por dhe do të dashuroheni me zërin e tij.