Beatrix Ramosaj javën e kaluar pati konfirmuar ndarjen nga Donald Veshaj.
E që nga ai moment ajo nuk pati folur më lidhur me situatën e saj me Donaldin.
Sot ajo ka vendosur të thyejë heshtjen përmes një postimi.
Ajo ka vendosur t’i falenderojë të gjithë fansat e saj që i kanë qëndruar afër me mbështetjen e tyre në kohën kur ajo kishte nevojë.
“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se ç’mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzve u intereson për mua. Nuk mendoja kurrë që do të kaloja këtë eksperiencë. Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë, e fakti që unë mund t’i bëjë të tjerët të lumtur më bën dhe mua të ndihem mirë. Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam, përgjithmonë”, thuhet në postimin e këngëtares.
Kujtojmë se lidhja e Donaldin me Trixën morri fund katër ditë pas finales së madhe të “Big Brother VIP”.