Balerini i dashur për publikun, Ilir Shaqiri, ishte sot i ftuar në emisionin “Breakin” në Top News, ku dha një intervistë ndryshe nga herët e tjera. Ai iu përgjigj disa pyetjeve të shpejta, ku tha se në “Big Brother VIP” ishte penduar se u ka dhënë besim disa personave që nuk e meritonin.
Fituesi i BB VIP duhej që të plotësonte fjalinë që moderatorja Sidorela Gjoni e niste.
Pjesë nga kjo intervistë:
Jam krenar që... jam shqiptar
Tek Arjola më pëlqen... fisnikëria
Pika ime e dobët në BB VIP ishte... lëshimin në disa gjëra
Jam penduar që.. i kam dhënë besim disa personave
Emrin ma kanë vendosur... prindërit
Mbaj gjithmonë me vete... tatuazhin e BB VIP, jam i lumtur që e kam bërë
Në gatim jam... 10 me yll
Qyteti im i preferuar është... Tirana, por kam Romën dhe vendet ku shkoj të peshkoj
Data më e rëndësishme... dita e lindjes së vajzës. Do nisëm të mërkurën për Itali për ta takuar.
Nuk bëhem pishman për... durimin që kam pasur
Kohën e lirë e kaloj duke... peshkuar
Nëse nuk do isha balerin do isha... pilot avioni
Filmi im i preferuar... filmat shqiptarë
Këshillat ia dëgjoj vetëm... gjithë atyre që më duan
Premtoj që... do jem prezent në Shqipëri.