Berat Xhelili është ish konkurrenti i sezonit të kaluar i emisionit “It’s My Love”.
Ai në disa “live” në “Tik Tok”, ka shpërthyer kundër shumicës së personave që kemi mundur t’i shohim në emision.
Së fundi ai ka dhënë një deklaratë interesante rreth përfitimeve që Valon Maloku bën në televizonin “First Channel”.
Në një lidhje direkte në “Tik-Tok”, ai ka thënë se Maloku merr shifra marramendëse vetëm nga emisioni i “Its My Love”.
“O pasha Allahin 29 mijë euro i merr Valamala prej “Its My Love” në muajt, ju betohem në çka të duash. Jo, ne (pjesëtarët) s’kemi marrë pare. Ai s’mundet me’m ble me pare”, është shprehur gjatë një “live” ai.