Këngëtarja shqiptare 26-vjeçare Dua Lipa, pas turneut “Future Nostalgia”, poston foto ku shihet e shtrirë në spital.
Ajo ndau këtë foto me fansat nëpërmjet rrjeteve sociale e tregoi se është duke marrë edhe trajtim mjekësor pas lodhjes së tepërt të turneut.
Ylli ka dokumentuar turneun e saj në Instagram që kur filloi më 9 shkurt në Miami, Florida.
Këngëtarja e “Don’t Start Now” shkroi në postim: “11 shfaqje të realizuara – MSG nesër”.
Lipa njoftoi më parë se do të nisë një turne në mbështetje të albumit “Future Nostalgia”, që e solli në vitin 2020.
Shfaqjet ishin caktuar të mbaheshin në Mbretërinë e Bashkuar dhe nëpër Evropë.