Në puntatën e djeshme të “Për’puthen” u transmetua takimi i konkurrentes së re, Çiljeta me Mevlanin. Takim ky që ndezi shumë kureshtjen e Shabës lidhur me të shkuarën e saj.
Ajo tregoi se mes saj dhe ish-bashkëshortit është përfshirë një njeri i tretë, i cili ka çuar në divorcin e tyre. Çiljeta tregon se që pas njohjes me vajzën tjetër, ish-bashkëshorti i saj nuk e ka parë më fëmijën e tyre.
Pas gjithë këtyre gjërave ajo ende e cilëson ish-bashkëshortin e saj si një person me “zemër të bardhë”.
“Ishim një familje shumë e lumtur. Ish-bashkëshorti im nuk ka qenë shqiptar, ka qenë italian. Dhe duke ardhur nga Italia në Shqipëri, duke njohur mentalitetin e Shqipërisë bënte shumë për të tjerët dhe normalisht as ekonomia nuk na ka munguar. Kjo pjesë e shkaktoi ndarjen, jeta e natës.
Dikush tjetër u fut në mes. Arritëm deri në atë pikë sa as gocën nuk e shikonte dhe këtë gjë unë nuk e fal dot. Kemi arritur deri sa jemi zënë.
Më vjen keq dhe pse ndonjëherë nuk dua ta hedh poshtë. Nuk e zë askush vendin e vet. Por fëmija është gjëja më e rëndësishme në jetë, nuk mund të hidhet asnjëherë në botë. E dashura mund të iki, por fëmija nuk mund të iki asnjëherë”, tha ajo.