Shitje të çmendura të serialit komik ku luan presidenti ukrainas

Mediale Vip

Shitje të çmendura të serialit komik ku luan presidenti ukrainas

Më: 5 mars 2022 Në ora: 22:51
Volodymyr Zelensky

Një gamë e rrjeteve globale kanë nisur të blejnë të drejtat e transmetimit të serialit komik “Shërbëtori i Popullit” në të cilin ka luajtur presidenti ukrainas. Ish-aktori dhe komediani Volodymyr Zelensky, asokohe ka luajtur rolin e Vasiliy Petrovich Goloborodko. Rol i vitit 2015 i një mësuesi të shkollës së mesme, të shtyrë drejt presidencës pasi videoja e një studenti ku ai denonconte korrupsionin në Ukrainë u bë virale.

Kështu, Goloborodko nis të drejtojë vendin duke i shmangur përfitimet e të qenit lider dhe duke e mbajtur jetën e tij në ritmet e normales. Hit në Ukrainë, ku u shfaq për tre sezone radhazi, interesi për të ka arritur kulmin që kur Zelensky u bë fytyra e kombit teksa u reziston sulmeve ruse. Partneri menaxhues i studios krijuese, Nicola Söderlund, ka zbuluar se shitjet janë rritur në mënyrë dramatike në ditët e fundit. Ai e ka cilësuar interesin për këtë serial si “të jashtëzakonshëm”.

“Është një shfaqje mjaft e vjetër, por duke pasur parasysh rrethanat, është bërë shumë, shumë, shumë interesante për të gjithë”, ka thënë ai.

Seriali pritet të transmetohet të dielën nga Channel 4 në Mbretërinë e Bashkuar. Sakaq, nuk do të mungojnë transmetimet nga rrjete të ndryshme televizive në Greqi, Rumani, Bullgari, Moldavi, Estoni, Francë apo Finlandë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat