Fundjava kësaj here e ka gjetur Luanën në Itali aty ku ndodhet për të festuar ditëlindjen e idhullit të saj, së bashku me Marinën.
“Gëzuar ditëlindjen idhulli im”, ka shkruar moderatorja krah fotove të darkës me mamin.
Luana e ka pohuar shumë herë se mami ka qenë shtylla e shtëpisë dhe se mes shumë sakrificash ka mundur t’i rrisë të gjitha vajzat pa i munguar asgjë.
Ndaj edhe kësaj here Luana nuk harroi ta theksojë se mami vazhdon të mbetet idhulli i saj më i madh.