Ndër emrat më të komentuar që hyrja e tyre në "Big Brother VIP", janë padyshim edhe dy Dj-të nga Kosova.
Së fundi ata kanë qenë të ftuar edhe në emisionin “Why Not”.
Dyshja tashmë e njohur kanë folur për eksperiencë e tyre në shtëpinë e famshme dhe dy partneret, Sarah Berishën dhe Einxhel Shkira.
Por, përgjatë emisionit moderatorja e njohur u ka kërkuar që ata të mbajnë një premtim të cilin e kishin dhënë edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBV”.
Ata kanë mbajtur premtimin dhe në transmetim “live”, kanë bërë tatuazhin.
“I’ts PM to the DAGZ now ( Janë PM dhe DAGZ tani)”, shkruhej në tatuazhin e dy DJ-ve, një shprehje të cilën ata e përdorin edhe në performancat dhe projektet e tyre të përbashkëta muzikore.
Pas daljes nga “BBV” dyshja kanë lansuar këngën “Hana” në bashkëpunim me këngëtaren, Fifi, që u prit mirë nga publiku.
Edhe pse nuk arritën t’i afrohen finales së “BBV”, ata kanë arritur të fitojnë simpatinë e publikut.
