Dagz dhe Einxhel, në të njëjtin vend me ish-in e DJ-it?

Mediale Vip

Dagz dhe Einxhel, në të njëjtin vend me ish-in e DJ-it?

Më: 7 mars 2022 Në ora: 09:53
Ariana Berisha, Einxhel dhe DJ Dagz

Dj Dagz dhe Einxhel po vazhdojnë jashtë për mrekulli lidhjen e tyre të dashurisë.

Ata janë gati të pandarë në çdo moment, përfshirë edhe në daljet e tyre gjatë mbrëmjeve.

Dje dyshja ishin në një klub të Tiranës ku duket të ketë rastisur edhe ish e dashura e Dagz, prezantuesja simpatike Ariana Berisha.

Image
Postimi nga Ariana Berisha

Të dyja palët kanë publikuar postime nga i njëjti vend.

Kjo me gjasë ka qenë një rastësi.

Burime të Prive bëjnë me dije se protagonistët kanë qenë në hapësira të ndryshme dhe nuk janë shkëmbyer, duke shmangur çdo moment të pakëndshëm.

Në një prej reagimeve të rralla të saj, Ariana duke folur indirekt për lidhjen me Dagz, ishte shprehur se nuk merret me ato që i ka lëshuar vetë nga dora duke nënkuptuar se bëhet fjalë për kapitull të mbyllur me dry. 

Image
Postimi nga Einxhel
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat