Jonida Vokshi vazhdon të këmbëngulë në të sajën duke thënë me krenari se e bija i ngjan kopje asaj. Këtë herë me një foto ku të dyja janë shtrirë, ajo i ka kërkuar ndjekësve të gjejnë ndryshimin (i cili nuk ekziston).
Besniku dhe Jonida e kanë kthyer në lojë me ndjekësit dhe njëri-tjetrin këmbënguljen për ngjashmërinë me të voglën e tyre.
Ndjekësit shpesh kanë thënë se Emi i ngjan Besnikut, por moderatorja as nuk ka ndërmend ta pranojë këtë dhe postimet e saj për t’iu ndryshuar mendjen të gjithëve vazhdojnë. A nuk ju duket dhe juve argëtuese?

Përpos postimeve ngacmuese dhe për të qeshur në Instagram, Jonida ka treguar se po e shijon plotësisht mëmësinë që e ka bërë të dëshirojë edhe më shumë fëmijë, dhe dy të tjerë.