Beatrixa reagon pasi batuta e famshme e sa u përdor në protestë

Mediale Vip

Beatrixa reagon pasi batuta e famshme e sa u përdor në protestë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 13:12
Beatrix Ramosaj

Ajo mori vëmendje të madhe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” pasi krijoi një romancë me aktorin e humorit, Donald Veshaj. Është fjala për Beatrix Ramosajn, e cila është komentuar shumë edhe për momente të tjera apo për fjalët që thoshte.

Ju kujtohet fraza “qysh thuhet bukur në shqip” që e tha teksa ishte në dhomën e rrëfimit? Ky moment u bë menjëherë viral në rrjet dhe u postua shumë në rrjetet sociale.

Por, së fundmi batuta e këngëtares së njohur është parë edhe në protestën e madhe që u zhvillua mbrëmjen e djeshme përballë kryeministrisë, për uljen e çmimit të naftës.

Vetë këngëtarja ka ripostuar në "Instastory" një foto nga një faqe, ku duket një qytetar i cili mban në dorë një pankartë ku shkruhet: “Si i thuhet në shqip: Ul taksat”.

Këngëtarja e dashur për publikun e ka marrë me shumë sportivitet postimin duke e shoqëruar me disa emoji, një nga të cilës është një emoji duke qeshur.

Image
Postimi nga Beatrix Ramosaj
Foto galeri
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat