Donaldi dhe Beatrix duket se po japin sinjalizimet e tyre për lidhjen e dashurisë që u duk sikur stopoi pas Big Brother Vip.
Ka qenë Veshaj ai i cili ka publikuar një palë syze dielli me skelet të bardhë pak minuta më parë, shoqëruar me mbishkrimin: “Këto janë syze për goca më duket”.
Deri këtu pati vend për aludime, por na mbetej të prisnim se cilën prej vajzave të përfolura për këtë histori, do e shihnim me këto syze.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/12/auto_d11647101051.jpg)
Pas këtij postimi ka ardhur dhe një video nga Beatrix, e cila provon modele të ndryshme syzesh, të ngjashme me ato që ka vendosur Donald.
“Nuk më mungojnë asnjëherë një palë të tilla”, ka shkruar ajo.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/12/auto_49CED765-C94A-4694-BDB2-496D7E949ACC1647100955.jpeg)
Mos vallë këto dy postime ishin një shenjë që dyshja janë sqaruar dhe janë bashkë?
Ne nuk po themi gjë, po lëmë postimet të flasin.