Hailey Bieber përfundoi në spital pasi pësoi një 'urgjencë mjekësore'.
Ajo u shtrua në një spital pranë Palm Springs disa ditë më parë për një komplikacion të lidhur me trurin, raportoi TMZ.
Në një përditësim të postuar më vonë gjatë ditës, Hailey zbuloi se kishte përjetuar 'simptoma të ngjashme me goditjen në tru' për shkak të një mpiksje gjaku.
"Të enjten në mëngjes, isha ulur me bashkëshortin tim (Justin Bieber) kur fillova të kisha simptoma si goditje në tru dhe shkova menjëherë në spital”, ka shkruar ajo.
"Ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në tru, gjë që më shkaktoi mungesë oksigjeni, por trupi im e kishte kaluar vetë këtë komplikacion dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh."
Hailey konfirmoi se ajo ishte kthyer në shtëpi dhe tani është në proces shërimi.
"Megjithëse ky ishte padyshim një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë, tani jam në shtëpi dhe jam mirë!" shkruajti ajo.