Beatrix Ramosaj tashmë ka gati këngën e re.
Kjo u bë e ditur nga vëllai i saj, Alban Ramosaj në një postim në Instagram.
Këngëtarja ka publikuar dy fotografi ku shihet me kufje në vesh dhe mikrofon në dorë.
Albani ka shkruar në komente: “Kush or gati për këngën e re t’trixes boma llajk”.
“Hahaha të urrej. Pis” ka shkruar këngëtarja duke nënkuptuar se nuk ka dashur që të zbulojë njëherë lajmin.
Kujtojmë që kënga më e fundit e Trixës ishte dedikimi për Donaldin, projekt që erdhi si përgjigje e kritikave me të cilat janë përballur për lidhjen e tyre.
Mirëpo, dyshja tashmë janë ndarë.
Kjo ndarje ka ardhur disa ditë pas daljes së Donaldit nga Big Brother.