Demet Ozdemir së shpejti do i japë fund beqarisë.
Aktorja, e cila është shumë e njohur me rolet e saj në serialet turke do të kurorëzohet në martesë me këngëtarin Oguzhan Koç.
Sipas mediave turke çifti ka nisur përgatitjet dasmës. Demet dhe Oguzhan kanë vendosur të martohen në verën e këtij viti, më saktë në gusht 2022. Dasma do vazhdojë 2 ditë e 2 natë dhe do të mbahet në Çeshme, aty ku nisi dhe dashuria e tyre.
Vetë aktorja ka preferuar të mos flasë shumë për këtë lidhje edhe pse tashmë e ka bërë publike.