Dua Lipa ka publikuar një album fotosh nga prapaskenat e koncertit të saj të ri që është edhe pjesë e turit të saj botëror dhe veshja mori gjithë vëmendjen. Jo se kishte zgjedhur ndonjë gjë të veçantë, por sepse ka vendosur në kokë një kapele dhe mbi të një shall.
Kur e imagjinon si kombinim tingëllon çuditshëm, por nuk është ashtu.
Madje, sapo ta shihni si duket tek Dua do e provoni. Ajo ka kombinuar ngjyrat duke e bërë gjithçka të duket bukur dhe stil.
Veten e quajti ‘gjyshe’ prej stilit që ka zgjedhur, por gjasat janë të mëdha që të shohim shumë vajza të veshura si gjyshe në vazhdim, vetëm prej Dua Lipës.