Ledri Vula dhe Noizy bëhen sërish bashkë, çfarë i lidhi këtë herë reperët?

Mediale Vip

Ledri Vula dhe Noizy bëhen sërish bashkë, çfarë i lidhi këtë herë reperët?

Më: 21 mars 2022 Në ora: 22:53
Ledri Vula dhe Noizy

Ledri dhe Noizy janë ndër reperët më të suksesshëm të estradës shqiptare.

Vite më parë dy reperët i përkisnin dy grupeve muzikore të ndryshme, kështu duke mos pasur kontakte të afërta.

Ledri ishte pjesë e “Bastastars” së bashku me anëtarët e tjerë, Ghetto Geassy apo Majk dhe Noyzi në “OTR’, grup ky i themeluar nga vetë ai i cili ndezi edhe konflikte të shumta mes të dyja palëve.

Por pas shumë kohësh ata i lanë anash hatërmbetjet dhe miqësinë e tyre për publikun e patën konfirmuar përmes bashkëpunimit të tyre “Dje & Sot”.

Gjatë ditës së sotme, Ledri ka publikuar në ‘Instastory’ një fotografi ku shfaqet së bashku me Noizyn në Kosovë.

Raporti i tyre duket tejet i shkëlqyer, derisa shfaqen të buzëqeshur krah njëri tjetrit.

Ledri ka treguar se i ftuar në programin “N’maj t’gjuhës” me Xheraldina Vulën këtë puntatë është Noizy.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat