Kylie Jenner pëlqen të tregojë vazhdimisht gjërat e saj të preferuara, sidomos kur vjen puna tek dhoma e saj e famshme e mbushur plot me rroba apo këpucë.
Ylli i “KUWTK” ndau me ndjekësit e saj nëpërmjet një “InstaStory” një video ku ka zbuluar koleksionin e saj të gjerë dhe plot ngjyra të këpucëve.
24-vjeçarja i dha 321 milion fansave të saj një paraqitje të shkurtër të këpucëve të bukura, duke postuar një klip të shkurtër të takave të saj, të rreshtuara dhe të ndara në ngjyrat përkatëse.
Midis sandaleve, çizmeve apo takave u vunë re marka si ‘Valentino’, ‘Dolce & Gabbana’, ‘Christian’ ‘Louboutin’ dhe ‘Jacquemus’. Çdo palë shitet për rreth 1000 dollarë dhe mund të themi se kishte rreth 1000 palë në dollap që e bën vlerën e dhomës prej 1 milion dollarë.
Nëna e dy fëmijëve duket se preferon më së shumti ngjyrën rozë, pasi shumë nga këpucët e saj ishin të tilla.
Rikujtojmë se Kylie ka zbuluar së fundmi për të gjithë ndjekësit se tashmë në platformën e “You Tube” është i disponueshëm dokumentari i djalit të saj i cili pasqyron disa nga momentet që nga dita kur zbuloi se ishte në pritje të ëmbël deri në ardhjen në jetë të tij. Gjithashtu ajo ka reaguar në një postim të bërë në profilin e saj zyrtar të Instagramit duke u shprehur se kishte vendosur se do të ndryshonte emrin e djalit të saj të sapolindur.