Kur preken tema të tilla, të gjithëve na dhemb shumë, pavarësisht nëse i kemi përjetuar vetë personalisht apo jo.
Dhimbjen e ndjejmë të njëjtë me ata që përjetuan tmerrin e luftës, një ndër ta edhe Vesa Luma.
Në llogarinë e saj në Instagram, Vesa përpiqet të jetë sa më transparente me ndjekësit dhe ndan vazhdimisht emocione të sajat, të bukura ose më pak të bukura.
Së fundmi, këngëtarja ka vendosur të postojë një kujtim nga ditari i saj, kur ishte viti 1999 dhe në Kosovë kishte frymë lufte.
Prej kohësh, Vesa është shpërngulur në Zelandën e Re, ku po jeton me bashkëshortin Big Basta dhe djalin e tyre, Lianin.
Megjithatë, ajo nuk i harron asnjëherë rrënjët dhe shpesh e shohim të vizitojë Kosovën e Shqipërinë.