Megan Fox është shtatzënë? Kjo pyetje është ngritur tek të gjithë fansat pasi Machine Gun Kelly solli këngën e tij të re me titull “Twin Flame”.
Shkaku? Rreth minutës së 2:50 të këngës duket se dëgjohet një rrahje zemre. E njerëzit në rrjetet sociale tashmë kanë filluar të spekulojnë se kujt i përkasin rrahjet e zemrës.
“Kënga e re e MGK-së, “Twin flame” ka një rrahje zemre në të. Megan Fox është shtatzënë. Ju e dëgjuat këtu së pari njerëz,” shkroi një person në Twitter.
“Megan Fox ose është shtatzënë ose ka pasur një abort. Ky është supozimi im për rrahjet e zemrës në në këngë!” shkruan një tjetër.
Megjithatë, ka edhe nga ata që e kundërshtojnë këtë teori. Një person shkroi në Twitter: “Jam një mami, ju premtoj se rrahja e zemrës në këngë nuk është rrahje zemre e një fëmije”.
Të tjerë hodhën hipotezën se rrahjet e zemrës i përkasin babait të Kelly-t, i cili vdiq në korrik 2020.
“Mendoj se rrahja e zemrës në fund të Twin Flame ishte e babait të Ks.. “Shko të flesh, do të të shoh në ëndrrat e mia.”- thuhet në këngë. Kjo ndryshon gjithçka.” shkroi një dëgjues në Twitter.
Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, nuk deshi të zbulonte se kujt i përkisnin rrahjet e zemrës gjatë një video Live në Instagram që realizoi sot, por tha se kanë një kuptim të thellë.
Teksti i “Twin Flame” sjell një vështrim intim brenda mendjes së rockerit dhe kënga përmban gjithashtu një regjistrim privat nga ai dhe Fox. Në minutën 2:04, MGK thotë, “Më duket sikur po largohem nga këtu.” Ylli i “Transformers”, më pas pyet: “Si ndihesh?” për të cilën Kelly përgjigjet: “Unë dhe ti thjesht mund të ikim diku, thjesht duhet të largohemi.” Ajo më pas i thotë: “OK, të dua”.