Aktorja e famshme rrëfen çrregullimin që s`e kishim dëgjuar kurrë!

Mediale Vip

Aktorja e famshme rrëfen çrregullimin që s`e kishim dëgjuar kurrë!

Më: 26 mars 2022 Në ora: 08:03
Amy Schumer

Ka rrëfyer për herë të parë se vuan trichotillomania, një çrregullim i njohur edhe si trich që shkakton një nevojë për të shkulur flokët ose qimet në vende të tjera, si vetulla ose qerpikë: aktorja e njohur Amy Schumer nuk e kishte përmendur më parë një gjë të tillë, dhe duket një sëmundje mjaft e rrallë.

40 vjecarja rrëfeu në një intervistë për The Hollywood Reporter se për herë të parë, ky problem iu shfaq kur ishte në shkollën e mesme, dhe i dëmtoi aq shumë flokët sa iu desh të mbante paruke.

“Unë mendoj se të gjithë kanë një sekret të madh dhe ky është i imi. Dhe jam krenare që sekreti im i madh më lëndon vetëm mua, por kjo është ajo për të cilën jam turpëruar kaq shumë për kaq shumë kohë”. tha ajo.

Trichotillomania përshkruhet si një lloj çrregullimi obsesiv-kompulsiv dhe një formë e vetëdëmtimit që i bën njerëzit të ndihen sikur duhet t’i shkulin flokët dhe lehtësohen vetëm kur e bëjnë këtë vërtet.

Fatmirësisht, kjo gjendje mund të mbahet nën kontroll me ilace dhe terapi të sjelljes. Aktores, trichotillomania iu shfaq gjatë një periudhe shumë stresuese kur i ati shpalli deklaroi falimentimin dhe u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë dhe nëna e saj e la për babain e shoqes së vet më të mirë. Schumer shkuli shumë flokë aq sa duhej të mbante një paruke në shkollë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat